Kanye West është i hapur për një rikthim në politikë, duke mos u stepur aspak nga dështimi i tij në presidencialet 2020.
“Po sigurisht. Ajo nuk ishte koha. Jam i sigurt që Zoti më bëri të bie mbi shpatën time dhe të them se nuk është koha. Por ai më shpengoi. Ai më dha këtë oksigjen, më dha këtë mundësi dhe dërgoi njerëz të mahnitshëm rreth meje. Ai më dha qëllime të reja. Një jetë e re. Ajër rë ri për të marrë frymë. Dhe respekt të ri”.
Reperi, babai i të cilit luftoi me kancerin në stomak në vitin 2018, tha gjithashtu se ka në plan të punojë drejt një kure për sëmundjen dhe do të ndihmojë në promovimin e “ajrit të pastër dhe ushqimit”.
“Ajër i pastër. Ushqim i freskët. Ushqimi i freskët shëron kancerin. Nuk dua ta them këtë sepse New York Times do ta marrë dhe do të thotë “do të shërojë kancerin”, por është mjaft e vërtetë. Ushqimi juaj, dieta juaj, është gjëja më e rëndësishme. Ju jeni ajo që hani. Ju jeni ajo që konsumoni, jo vetëm ushqimi, por ajo që konsumoni në çdo mënyrë, njerëzit përreth jush, rrezet e diellit, muzika, artet, ato që dëgjoni. Kjo është arsyeja pse ne do të ndryshojmë gjithçka”.
Në tetor 2018, West njoftoi se babai i tij mundi kancerin dhe se po festonin me një dietë të çuditshme.
“Kaloni frikën”, shkruajti West në një foto në rrjetet sociale të një pjate plot me insekte.
“Babai im dhe unë do të hamë këtë pjatë me insekte për të festuar që ai mundi kancerin. Nuk ka më frikë”.
Përveç kësaj, Kanye West u hap për marrëdhënien e tij me ish-gruan e tij Kim Kardashian, duke thënë se ata u përplasën për disa çështje, por në fund punuan dhe arritën t’i zgjidhnin ato. West foli dhe për rrjetet sociale. Sipas tij, ato mund të jenë të dobishme dhe të dëmshme.
“Kjo është një nga pyetjet e mia të preferuara të kësaj interviste. Ne mund të përdorim një makinë për të çuar dikë në spital. Ose mund të përdorim një makinë dhe të godasim aksidentalisht dikë ndërsa e çonim dikë në spital. Gjithçka varet nga mënyra se si ne e përdorim atë.”