Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaos brenda fakulteteve, një grup studentësh nuk lejojnë zhvillimin e mësimit

11:02 / January 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547112415 karrikestudentet1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët duket se kanë hequr dorë nga protestat në sheshe. Kur pritej që ata t’i riktheheshin mësimit, pasi një gjë të tillë e njoftuan edhe universitetet, të ndarë në grupe të vegjël, mëngjesin e sotëm studentët janë mbledhur brenda fakulteteve ku kanë nxjerrë karriget dhe tavolinat në korridore, duke shkaktuar kaos, pavarësisht nga paralajmërimi i policisë një ditë më parë se do mbanin përgjegjësi ligjore.

Gjithashtu ata u kanë bllokuar derën studentëve të tjerë që kishin mbërritur me synimin për t’iu drejtuar autidoreve për mësim. Protagonistët e protestës shprehen jashtë kamerave se do tentojnë të qëndrojnë sa më gjatë brenda fakulteteve, për të pamundësuar në çdo moment zhvillimin normal të procesit mësimor. 

Kjo është situata te Fakulteti Ekonomik, i Drejtësisë, Filologjik, te Universiteti Politeknik dhe ai i Mjekësisë. Ndërkohë që pranë fakulteteve bien në sy edhe forcat e policisë. Një grup studentësh, kryesisht përfaqësues të forumeve partiake, vijojnë të protestojnë, ndonëse qeveria ka miratuar 12 vendime si pjesë të Paketës për Universitetin që i jep përgjigje dhe zgjidhje pjesës më të madhe të tetë kërkesave të tyre. 

Reagimi i studentëve për të protestuar brenda fakulteteve vjen një ditë pas njoftimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës se duke e nisur nga kjo e shtunë dhe e diel e për pesë fundjava rresht, do të zhvillohet mësim për zëvendësimin e orëve të humbura në muajin dhjetor kur studentët protestuan për 17 ditë me radhë.

Bojkot kaos proteste studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.