Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaos dhe flakë në Kuvend, Berisha: Mediat në botë shkruan për ne, u kuptua që Rama blindoi Parlamentin

13:03 / November 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 20 110541
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka folur këtë të martë për atë çfarë ndodhi në seancën plenare në Kuvend, ku projektbuxheti u votua për 5 minuta mes kaosit dhe flakëve. Ai tha se opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se kryeministri Edi Rama ka blinduar Kuvendit, në mënyrë që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj.

“Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi.

Mjerimi nuk ka kufi. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, shembja e diktaturës. Ato nuk shemben duke ndaluar një votim por duke treguar të vërtetën njerëzve. Dhe mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës.

Opozita i tregoi botës se kryeministri që herë vishet me atlete për modern, dhe herë tjetra me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, rekord i turpshëm botëror, buxhetin. Kjo se ai nuk lejon që të krijohen komisionet hetimore parlamentare. Opozita i tregoi botës e Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj”, tha Berisha.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Priten reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:40 / July 17, 2025

Horoskopi 17 Korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

08:28 / July 17, 2025

Përhapet me shpejtësi zjarri në Drenovë të Mallakastrës, rrezik për nënstacionin elektrik dhe një pus nafte

22:46 / July 16, 2025

Marrëveshja me Bashkitë, Qeveria miraton ngritjen e Akademisë Vendore për trajnimin e stafeve

21:08 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.