Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kaos gjatë shpërndarjes së ndihmave në Gaza

21:58 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gaza1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skena dëshpërimi të shkaktuara nga uria në Gaza. Palestinezët mësynë të martën një prej pikave të shpërndarjes së ndihmës humanitare nga Fondacioni për Gazën, i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli.

Situata doli jashtë kontrollit pasi Izraeli synoi të kryente kontrolle biometrike të palestinezëve në prag urie. Personeli amerikan i sigurisë u tërhoq dhe i la ndihmat të pambikëqyrura.

Deri në fund të pasdites së së martës, Fondacioni Humanitar i Gazës tha se kishte shpërndarë rreth 8,000 pako ushqimore, ekuivalente me rreth 462,000 vakte. Kjo vjen pas heqjes së bllokadës mbi tremujore të Izraelit.

“Ne duam të hamë, jemi të uritur, na kanë poshtëruar me ato kuzhinat e përbashkëta dhe me (mungesën) e ujit dhe gjithçka tjetër. Shikoni çfarë kanë vendosur për ne”, thotë një refugjat palestinez.

The Gaza Humanitarian Foundation reports that its American security contractors/mercenaries withdrew from the area after Palestinians breached the fences and stormed the aid distribution center. pic.twitter.com/tyPMLaYcmZ

— OSINTWarfare (@OSINTWarfare) May 27, 2025

Një organizatë e re për shpërndarjen e ndihmave, e mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli, ka filluar punën në Gaza. Nën emrin Fondacioni Humanitar i Gazës, organizata tha se disa kamionë me ushqime ishin dërguar në vende të sigurta të hënën dhe se shpërndarja kishte filluar.

Fondacioni synon të anashkalojë OKB-në si furnizuesin kryesor të ndihmës për 2.1 milionë palestinezë në Gaza, ku ekspertët kanë paralajmëruar për zi buke.

Në qytetin jugor Rafah, i cili është nën kontrollin e plotë të ushtrisë izraelite, mijëra vetë, përfshirë gra dhe fëmijë – disa në këmbë, të tjerë me karroca me gomarë – u dyndën drejt një pike të shpërndarjes së pakove ushqimore.

image 27

Izraeli dhe Fondacioni Humanitar i Gazës thanë, pa dhënë prova, se Hamasi ishte përpjekur t’i bllokonte civilët. Hamasi e mohoi akuzën.

Disa treguan përmbajtjen e pakove, e cila përfshinte pak oriz, miell, fasule të konservuara, makarona, vaj ulliri, biskota dhe sheqer.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, i quajti pamjet e incidentit “zemërthyese”. Ai shtoi se operacioni është “shpërqendrim nga ajo që nevojitet në të vërtetë” dhe i kërkoi Izraelit të rihapë të gjitha pikat kufitare.

gaza kaos ndihmave shperndarjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.