Situatë e paprecedentë është krijuar paraditen e të hënës së 6 dhjetorit pranë spitalit Infektiv në QSUT.
Disa autoambulanca kanë mbetur në trafik brenda ambienteve të QSUT duke mos pasur ku të kalojnë, kjo për shkak të fluksit të madh të mjeteve e parkimeve të bëra në mënyrë të parregullt.
Sipas gazetarit Erjon Skëndaj, edhe pse në portën hyrëse shkruhet që nuk ka vende të lira parkimi, trau ngrihet për cdo mjet qe kërkon të futet brenda QSUT.