Autoritetet shëndetësore në Brazil kanë lëshuar alarmin pasi situata duket shumë serioze. Shëndetësia po përballet me mungesën e theksuar të oksigjenit dhe mungesë në stafin mjekësor.
Manaus po përballet edhe me një rritje të shpejtë të personave të infektuar, si dhe të atyre që po humbin jetën.Sipas mediave lokale, mjekët kanë paralajmëruar se shumë njerëz mund të humbin jetën për shkak të mungesës së oksigjenit dhe të stafit mjekësor.
Deri tani, në Brazil kanë humbur jetën mbi 205 mijë persona, duke u bërë shteti i dytë më i goditur nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jessem Orellana, nga instituti i hetimit shkencor Fiocruz-Amazonia, tha për AFP se në spitalet e Manaus ka mbaruar oksigjeni. “Ne jemi në një situatë të tmerrshme. Nuk ka oksigjen dhe shumë njerëz po vdesin. Nëse dikush mund të në ndihmojë, të veprojë menjëherë, pasi situata është shumë e rëndë”, tha Orellana.
