Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kaos te Flamurtari, ikën edhe një tjetër titullar

13:00 / January 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamurtari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka qetësi te Flamurtari. Përkundrazi. Situata sa vjen edhe përkeqësohet. Ekipi kuqezi gjendet në kaos total. Tashmë shpërbërja e ekipit është fakt dhe nuk ka filozofi që e shpjegon katrahurën në Vlorë.  Situata financiare është arsyeja e vetme pse po shkatërrohet gjithçka, por nga klubi kuqezi nuk flet askush.  

Tomislav Busic iku dje, sot firmosi tek Teuta, pa buzëqeshje. Vuajti disa muaj, tashmë dëshiron vetëm qetësi dhe pagat në kohë.  Sot e ka pasur radhën Goran Siljanovski të largohet. Maqedonasi ka marrë dokumentacionin dhe është larguar nga Vlora, duke u kthyer në shtëpi. Mbrojtësi i djathtë më i mirë në Superiore, për shumë njerëz, tashmë është pa ekip, por nuk do mbetet gjatë i tillë, e duan në Shqipëri e Maqedoni.

Kush e ka radhën? Të gjithë janë me valixhe në duar, ndeshja në Durrës ste dielën merr përmasa absurde dhe nuk dihet a do jetë Ilir Daja në stol javën e ardhshme. Lojtarët e mbetur kanë marrë premtim se do paguhen brenda 1 jave, por kush beson?

Sinan Idrizi ka probleme me bashkitë dhe shtetin shqiptar, këtë e dinë të gjithë, por a mjafton kaq për të firmosur kontrata dhe për të mos i respektuar? Katastrofa po afron, Flamurtari do të duhet të festojë gjatë nëse mbijeton nga kjo stuhi.

flamurtari kaos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Kaos në partinë opozitare turke, policia futet në seli

17:18 / May 24, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.