Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kaosi i Berishës në Kuvend, Tabaku: S’jam dakord me këto mënyra, ia kam thënë dhe kolegëve

17:02 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar zhvillimet politike në vend.

Tabaku u ndal tek aksioni opozitar në parlament, ku prej disa javësh deputetët e Partisë Demokratike po bllokojnë punimet e seancës plenare përmes kaosit dhe ndezjes së tymueseve.

Tabaku tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është dakord me këto mënyra se dhe një qëndrim të tillë ia ka shprehur dhe kolegëve si dhe Gazment Bardhit.

“Unë nuk jam dakord për këto mënyra, ia kam thënë zotit Bardhi, ia kam thënë kolegëve, kemi diskutuar dhe me njëri-tjetrin.

Ata mendojnë që e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen është kjo, e vetmja mënyrë për të thënë që 8 komisione hetimore në një vit e gjysmë janë rrëzuar, e vetmja mënyrë për të thënë që kryetarja e Kuvendit nuk njeh kreun e grupit parlamentar, e vetmja mënyrë për të treguar që e gjithë hapësira parlamentare është e zënë.

Çfarë duhet të bëjë opozita kur në mesin e një krize parlamentare ndryshohet rregullorja në mënyrë të njëanshme. Kjo është tirania e shumicës, të uzurpojmë dhe atë hapësirë që kishte opozita në parlament.

Në 2013 ka qenë një nga kushtet e integrimit që rregullorja e parlamentit të ndryshohet në mënyrë konsensuale, ligji për komisionet hetimore në mënyrë konsensuale, ashtu sikurse dhe Kodi Zgjedhor”, tha Tabaku.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

Arrestohen 23 protestues, shpallen në kërkim 30 të tjerë, nisin hetimet për 13 persona

10:55 / October 25, 2026

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.