Një 50-vjeçar është ndjerë i tradhtuar kur zbuloi se bashkëshortja e tij bisedonte me tre meshkuj më të rinj në moshë, me të cilët dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale.
Ai rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun” se dëshiron ta shpëtojë martesën prej 19 vitesh, por nuk di si të veprojë. Ja rrëfimi i plotë:
“U shkatërrova kur zbulova se gruaja ime është bërë pjesë e një faqeje në internet për njerëzit e martuar që duan të lidhen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë seks.
Ne kemi 19 vjet të martuar dhe mendova se ajo ishte e lumtur me marrëdhënien dhe jetën tonë seksuale. Ajo është 47 vjeç dhe unë jam 50 vjeç.
Gjithçka ishte mirë deri rreth dy muaj më parë, kur një punëtor erdhi për të rregulluar kuzhinën tonë të re. Ai ishte i ri, rreth të 30-tave, dhe shumë i aftë fizikisht. Nuk dukem keq për moshën time, por nuk punoj.
Gruaja ime ma bëri të qartë se i pëlqente pamja e këtij djali. E kapa duke e vështruar dhe ajo ishte flirtuese, i ofronte gjithmonë filxhanë çaji dhe bisedonte me të më shumë seç ishte e nevojshme.
Asgjë nuk ndodhi mes tyre por duket se kjo situatë ka zgjuar diçka tjetër tek ajo. Gruaja filloi të kontrollonte në internet për burra që donin seks. Provat ishin në tabletën e saj. Ajo po fliste me tre djem, të gjithë më të vegjël se ajo, dhe biseda ishte e qartë.
Kjo është edhe më keq se sa të zbulosh se gruaja ka një lidhje. Ajo nuk kërkon vetëm një, por disa burra për të bërë seks.
Më bën të ndihem sikur nuk jam i mirë. Unë kam qenë një bashkëshort shumë mbështetës, prandaj ndihem shumë i lënduar nga situata. Nuk mendoj se ajo në fakt është takuar me dikë për seks, por jam i sigurt se kjo është vetëm çështje kohe.
Së fundmi, ajo nisi një punë që përfshin shumë udhëtime dhe mendoj se ajo po planifikon të takojë disa nga këta burra dhe të flejë me ta. Unë e dua atë dhe dua ta kalojmë këtë vështirësi, por si? Nëse përballem me të, kam frikë se do të më lërë.”
“Dear Deidre” thotë:
“Tronditja dhe lëndimi juaj janë të kuptueshme. Gruaja që doni është duke kërkuar seks në mënyrë aktive me burra të tjerë dhe ju ndiheni të tradhtuar.
Është e mundur që ajo të jetë duke shijuar thjesht vëmendjen që merr nga këta burra dhe nuk ka ndërmend të tradhtojë fizikisht. Por pavarësisht kësaj, ajo që po bën është tradhti emocionale.
Nëse ajo është e pakënaqur, duhet të flasë me ju dhe të përpiqet të riparojë marrëdhënien që keni. Zgjidhni një moment të qetë për të folur me të.
Nëse ajo mendon se ka një problem me jetën tuaj seksuale, tregojini se doni ta përmirësoni këtë. Disa këshillime për marrëdhënie, vetëm ose së bashku, mund t’ju ndihmojnë të dyve”.