Trajneri Jose Mourinho jo më kot është cilësuar si “Special One”, pasi është një nga trajnerët më të paparashikueshëm në botën e futbollit.
Tekniku portugez shpesh here merr pjesë edhe në stërvitjen e futbollistëve, teksa bën edhe rolin e lojtarin, dhe kështu ka ndodhur edhe në stërvitjen e fundit të skuadrës së Romës.
Në një video të postuar në “Instagram” nga Mourinho, shihet në një seancë fizioterapie, ndërsa ka shkruar: “Nëse më shihni duke çaluar, duhet ta dini se një lojtar më ka dhënë goditje në stërvitje”. Tifozët kishin dyshime nëse bëhej fjalë për Rick Karsdorp apo Marash Kumbullën”.
