Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kapen më shumë se 1 ton “e bardhë” në Ekuador, zbulohet roli i shqiptarëve

17:10 / October 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drogaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sasi e madhe droge, rreth 1 ton kokainë, është kapur në Portin e Guayaquil, në Ekuador.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Policia e Ekuadorit raportoi se gjatë një operacioni, u gjet një kontejner me 432 kuti kallamarësh të mbushur me drogë.

Pas analizave të kryera, u konfirmua zbulimi i 1294 zarfave me hidroklorur kokaine, të cilat u zbuluan në një kontenier transporti me kallamar të ngrirë. Lëndët fshiheshin në çatinën e kontejnerit dhe në mes të produktit detar me qëllimin për ta fshehur pas erës karakteristike të kallamarit.

Mediat e huaja raportojnë se bazuar në një hetim të fundit rezulton që mafia shqiptare kontrollon rrugët e paligjshme të kontrabandës së kokainës dhe madje ka ngritur “shkolla vrasëse” në qytet, duke rekrutuar fëmijë deri në 10 vjeç. Ndaj dyshimet janë se droga u përkiste pikërisht shqiptarëve që drejtojnë trafikun e kokainës nga Guayaquil në drejtim të Antëerpit.

Destinacioni i mallit të konfiskuar ishte Mbretëria e Belgjikës. Njësitë e inteligjencës dhe Qendra Rajonale e Trajnimit të Qenve gjithashtu morën pjesë në operacion.

“Të dielën, më 9 tetor, një qen antidrogë gjeti 1294 pako me kokainë në ngarkesën me kallamar”, bëjnë me dije mediat vendase.

Pesha totale e drogës ishte 1.5 ton, ekuivalente me 13 milionë doza, tha koloneli Milton Montalvo Calderón, zëvendës komandant i Distriktit 8, i cili përfshin kantonet Guayaquil, Durán dhe Samborondón.

Gjatë një operacioni tjetër është arrestuar një person me 120 pako me hidroklorur kokaine. Pesha totale e alkaloidit është 304 paund, e barabartë me 1.2 milion doza. Gjithsej 154 ton ose 340 mijë paund drogë, baraz me 1.4 miliardë doza, janë sekuestruar në të gjithë vendin që nga 1 janari i këtij viti.

Një hetim i fundit në Ekuador zbuloi se mafia shqiptare kontrollon rrugët e paligjshme të kontrabandës së kokainës dhe madje ngriti “shkolla vrasëse” në qytet, duke rekrutuar fëmijë deri në 10 vjeç, për ti mësuar e për ti udhëzuar për të kryer vrasje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.