Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi u kap me 104 kg kanabis gati për shitje. Kristian (Nikola) Skëndaj u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin që po transportonte 10 pako me kanabis.
Shërbimet e policisë e pikasën pasi 48-vjeçari po transportonte drogë me makinë luksi, tip “Chrysler”. Drogën e kishte fshehur në bagazhin e automjetit.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
