Prangoset njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e tre personave dy ditë më parë në qendër të qytetit në një lokal pranë Pallatit të Sportit. I arrestuari është Ilirjan Bezhani.
Ndërkohë që vijon që të jetë në kërkim Genti Facja, i dënuar më parë për vrasje. Nga konflikti që dyshohet për shkak të borxheve u plagosën me armë zjarri Mihal Kocashi e Astrit Cërriku dhe Fezi Ago mori plagë të lehta në sy si pasojë e goditjes me qytën e armës. Të plagosurit kanë lidhje fisnore mes tyre dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën në spital.
Tre të plagosurit dhe autorët kanë qenë ulur në një tavolinë në lokal. Pas sherrit, njëri prej autorëve shkoi në shtëpi dhe mori armën e zjarrit tip kallashnikov dhe u rikthye duke i qëlluar.
