Një sasi droge është sekuestruar në pikën kufitare Qafë Botë mbrëmjen e djeshme në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin në Greqi. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabis, ndërsa arrestoi dy persona.
Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, një 52-vjeçar nga Navarica, banues në Sarandë dhe pasagjerja e mjetit, një 36-vjeçare nga Delvina. Nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa priten të zbulohen në orët në vijim.
