Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet shqiptari që i shpëtoi antimafias italiane një muaj më parë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

21:11 / August 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia italiane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Antimafia Italiane ka  arrestuar  një nga 3 shqiptarët e shpallur në kërkim pas ekzekutimit më 19 korrik të operacionit të koduar “Tuneli”, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë që tranportonin kokainë e marijuanë nga Shqipëria në Siçili. I arrestuari është Klaidi Kaca 30 vjeç. Ai u kap në portin e Brindizit ndërsa po nisej me një traget  drejt vendlindjes.

Sipas  prokurorisë së Mesinës mbi Klaidi Kacën rëndon akuza e trafikut të drogës, pjesëmarje në aktivitet kriminal e armëmbajtje pa leje. Operacioni “Tuneli” nisi hetimet në maj të viti 2017. Përgjimet në terren e ato telefonike kanë zbardhur ngjarjen, pasi transportoheshin sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuanë.  Lënda narkotike pas mbërritjes në Itali vendosej  në Messina e tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siçiliane.

Në shtator të 2017-s  antimafia italiane sekuestroi rreth 42 kg marijuanë e fshehur në galerinë hekurudhore “Spadalara”. Në dhjetor të 2017-s  u sekustruan edhe  sasi të tjera marijuane me peshë 32 kg që po trasportoheshin në bordin e automjeteve të bandës së drogës.  Antimafia italiane informon se janë akoma në kërkim dy shqiptarët e tjerë, anëtarë të këtij grupimi trafikantësh. 30-vjeçari u transferua në burgun e Brindizit, ku do të mbahet nën vëzhgimin  e  autoritetit gjyqësor që dha masën kufizuese “arrest me burg”.

Itali kapet shqiptari trafikonte kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.