Në malet e Mavrovës është kapur një reqebull. Një grup studiuesish, mbrëmë kanë kapur një Reqebull ose sic njihet ndrysheTigri i Ballkanit. Mësohet se për kafshën e rrallë ishte ngritur “pusi” me mjete rrethanore.
Reqebulli i kapur është femër, e moshës 6 vjecare dhe peshon 27 kg. Studiuesit i kanë vendosur cip dhe aparate monitoruese të jetës dhe lëvizjes së saj për të studjuar më mirë jetën e reqebullit.
Kjo tregon që në zonën e Mavrovës dhe Dibrës ka akoma nga kjo kafshë e rrallë.
