Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kapitali Aksionar në Subjekte Biznesi që funksionojnë si Media Audiovizive Tetor 2022

16:25 / November 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Open Data Albania ka publikuar të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR. Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: Subjekte audiovizive të pajisur me licencë private kombëtare transmetimi audioviziv dhe Subjekte audiovizive analoge private.

Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan, Top Channel, Media Vizion, Digitalb dhe ADTN. Televizioni Klan (J71413001L) , Shoqërisë Tregtare ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit dhe aktualisht (tetor 2022) shënon një kapital prej 1.449 miliard Lek. Kjo kompani ka dy aksioner, përkatësisht zotin Aleksandër Frangaj me 60 përqind dhe zonjën Alba Gina me 40 përqind.

Televizioni Top Channel (K12007002U) ka nisur aktivitetin 4 vjet më vonë se TV Klan dhe aktualisht ka një kapital aksionar prej 1.035 miliard Lek zotëruar nga pesë aksioner jo mazhoritar me përkatësisht 20 përqind secili. Pesë aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të zotit Dritan Hoxha ish themelues i kompanisë.

Media Vizion (K01414003D) ose Vizion + është themeluar në vitin 2000 dhe tre aksionerët e saj zotërojnë secili një të tretë të kapitalit, i cili aktualisht është në vlerën 353 milion Lek.

Digitalb (K41719004D) është një tjetër media audiovizive me licencim kombëtar e themeluar në vitin 2004 me një kapital fillestar 800 000 euro. Sot Digitalb ka një kapital prej 230 milion lek të cilat janë në zotërim të gjashtë ortakëve subjekte dhe gjashtë ortakëve individë.

Digitalb gjithashtu është ortak i vetëm i operatorit të pestë kombëtar në Shqipëri ADTN (L62121006Q).

download 1

Televizione audiovizive analoge private në Shqipëri janë dyzetë e pesë, tre prej tyre rezultojnë subjekte tregtar të ç’regjistruar. Nga të dhënat e marra në ekstraktet e reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimi shtatë televizione analoge operojnë si Person Fizik, gjashtë televizione nuk kanë depozituar informacionet e nevojshme pranë QKR, dy televizione kanë pezulluar aktivitetin dhe për njërin prej tyre është vendosur sekuestro konservative dhe i është pezulluar licensa nga AMA, konkretisht për AGONSET si kompani që zotëron licencën e ekranit Agon Channel. Për tu njohur Kompani dhe Subjekte biznesi që funksionojnë si Media mund të vizitoni web databazën Open Corporates Albania kategori Informacioni Biznese Mediatike.

Ky artikull është përditësim i një artikulli të mëhershëm publikuar në Nëntor 2015, duke klikuar artikullin e mëhershëm mund të njiheni me gjendjen e licencimeve Media Audiovizive në datën Nëntor 2015.

download 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.