Aktori Xhevdet Ferri u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 59-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Humbje për artdashësin shqiptar dhe kinematografinë.
Humbja më e madhe është për familjarët dhe vajza e tij Bora i ka kushtuar një dedikim prekës në rrjetet sociale.
“O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë”, shkruan Bora me një foto bardh e zi ku ka dalë me të atin.
