Një video që ironizon zhvillimet në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha, ka nisur të qarkullojë dhe të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Videoja shpjegon prapaskenat dhe qëllimin e maskuar të ‘Foltores’ së Sali Berishës, një mënyrë të veçantë, përmes ironisë dhe paralelizmit. Protagonist i videos është Sali Berisha, i cili në rastin konkret krahasohet me Adolf Hitlerin.
Videoja epike nis me një ‘raportim të gjeneralëve’ para Berishës, sipas të cilëve Kimetja (ambasadorja amerikane Yuri Kim) nuk po ‘dorëzohet’ për ta hequr nga lista e zezë, pavarësisht presionit me ‘Foltoren’. Ata ‘propozojnë’ hapjen e disa llogoreve të reja sulmi nga fshati i Ilir Metës dhe Çim Pekës.
