Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit

14:02 / August 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 47
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës vijojnë me fazën e tretë, pas hapjes së gjashtë kilometrave të parë të aksit rrugor. Aktualisht, ndërhyrjet janë përqendruar në segmentin nga mbikalimi i Rinasit në drejtim të Limuthit.

Në këtë pjesë po punohet me intensitet për mbushjen e trupit të rrugës, ndërsa kanë përfunduar punimet për ndërtimin e mureve mbajtëse.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, ku deri tani është realizuar rreth 30% e projektit.

Sipas Kozelit, kjo fazë e kontratës parashikon zgjerimin e trupit të rrugës në tre korsi, plus një korsi emergjence. Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e nyjes në disnivel të Laknasit dhe një mbikalimi të ri në Kashar.

“Ky mbikalim do të jetë me strukturë metalike me gjatësi 94 metra”, deklaroi Kozeli.

Synohet përfundimi sa më i shpejtë i punimeve

Hapja e gjashtë kilometrave të parë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, ndërsa puna po vijon për zgjerimin e aksit deri në drejtim të Limuthit.

“Pas dy fazave që janë përmbyllur me sukses dhe që është e dukshme pasi trafiku është zhbllokuar me tre korsi deri në mbikalimin e Rinasit, tashmë jemi në punimet për përfundimin e zgjerimit deri në drejtimin e Limuthit”, tha ministri Karakaçi.

Sipas tij, synimi është që faza e tretë të përfundojë brenda një kohe sa më të shpejtë, për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve edhe në këtë segment të autostradës.

Ministri kërkoi gjithashtu që projekti të marrë në konsideratë shqetësimet e komunitetit dhe bizneseve që operojnë përgjatë aksit, veçanërisht sa i takon aksesit në rrugën kryesore.

Mbikalimet për këmbësorët, në fokus

Sa i përket mbikalimeve për këmbësorët përgjatë gjashtë kilometrave të parë të autostradës, Karakaçi tha se shqetësimet e ngritura nga banorët pak javë më parë kanë gjetur zgjidhje.

“Kantieri është i mobilizuar. Të kemi në vëmendje përmbylljen aty ku kemi mundësi edhe të atyre problematikave që kanë ngritur banorët, aty te nyja e Rinasit, të vazhdohet me prioritet për sa i përket mbikalimeve që bëjnë edhe ndërlidhjen e banorëve dhe që ka qenë shqetësim i shtuar”, u shpreh ministri.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës synon rritjen e kapacitetit të aksit dhe lehtësimin e trafikut në një prej segmenteve më të ngarkuara rrugore në vend.

autostrada inspektim karakaci tirane durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

85 votat e socialistëve për ‘Territorialen’, Manja-opozitës: Mund të bëjmë edhe 90, por s’na duhen!

23:06 / October 9, 2026

Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

22:42 / October 9, 2026

Agron Duka hap pularinë për protestuesit: Vezët i keni falas, por kujdes me njerëzit

20:40 / October 9, 2026

Nis fushata e vaksinimit kundër gripit, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat shpëtojnë jetë

20:20 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.