Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karamuço: Banesat e dy emrave të ekranit u kontrolluan nga SPAK, u llahtarisën nga ato që panë

10:35 / May 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karamuço i ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Top Story” me Grida Dumën tregoi se së fundmi janë kontrolluar nga SPAK banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi.

Sipas Karamuços, disa politikanë të lartë janë nën hetim për transaksionet dhe pasuritë që ata zotërojnë.

Karamuço: Meqë jemi tek korrupsioni, aktualisht është duke u zhvilluar një kontroll i madh në disa banesa në Tiranë nga ana e SPAK-ut. Dy prej tyre i përkasin njerëzve që ne i njohim në ekranet tona. Njërit prej tyre dje në njërën prej shtëpive i janë bllokuar celularë dhe pajisje të tjera të komunikimit.

Grida Duma: Si i njohim në ekranet tona, në çfarë kuptimi?

Karamuço: Janë njerëz të ekranit që dyshohet se janë të lidhur me politikanë shumë të lartë të vendit dhe mendohet që mund të jenë bërë bashkëpunëtorë për pastrimin e produkteve të veprave penale. Ndërkohë është edhe një grua e moshuar e cila po hetohet si latifondistja më e madhe e rrethinave të Tiranës mbas Toptanësve, por e viteve të fundit që ka toka pafund deri në Rinas.

Grida Duma: Për çfarë hetohet?

Karamuço: Për pastrim të produkteve të veprës penale edhe ajo, transaksione dhe asete në emrin e saj.

Grida Duma: Kur shfaqet për publikun kjo e dhënë se cilët po hetohen me emra?

Karamuço: Janë politikanë të lartë që tani po hetohen dhe janë në fazën e fundit të asaj që ne i themi hinka për të dalë në konkluzione. Vijnë pafund kartela pasurie që shikohen transaksione të reja dhe është një çmenduri. Ata aty janë llahtarisur nga gjërat që po ju vijnë në burime të ndryshme, nga institucionet shqiptare, lidhur me pasuritë se si janë ngurtësuar, transferuar dhe pastaj janë munduar të fshihen gjurmët.

Karamuço spak tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.