Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se gjatë verës do të ketë shumë emra nga politika që do të përballen me akuza nga drejtësia.
“Deri në shtator na dalin shumë personazhe, jo vetëm majtas, por edhe djathtas, që do të përballen shumë shpejt me akuza. SPAK-u do të arrijë të bëjë një lloj balance, diplomacie, sepse janë disa persona që janë në hetim. Disa nga dosjet që ne i kemi konsideruar deri para 2-3 vitesh si të nxehta, sot janë parashkruar afatet, asnjëri prej atyre personave që ne i kemi përfolur, që mund të shkonin në burg, nuk do të përballen me këto akuza, pra I kanë shpëtuar burgut. Nuk më takon mua t’i them me emra”, deklaroi Karamuço në “Top Talk”.