Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Karamuço për sulmet kibernetike: Ka dyshime që të jenë kryer nga grupet kriminale, jo nga iranianët

09:42 / December 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dje në ditën e Krishtlindjes, faqja online e parlamentit të Shqipërisë dhe dy kompani u hakëruan. Përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik e mori grupi i hakerave “Homeland Justice”. Këta të fundit përcollën edhe një mesazh në “Telegram”, duke thënë se “do të paguajnë edhe ata që kanë zënë karriket e Kuvendit.”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se këto të dhëna mund të blihen me bitcoin. Më tej, Karamuço ngriti dyshimet se këto sulme nuk mund të jenë kryer nga iranianët por nga grupe IT që mirëmbahen dhe kontrollen nga grupet kriminale.

“Janë bërë 24 orë, kemi një kompani telefonike, ajrore dhe kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, dëmi më i madh është tek kompania e telekomunikacionit dhe ajrore sepse aty ka të dhënat. Me këtë kanë shumë të dhëna që na kanë vjedhur në një vit. Këto të dhëna kanë filluar të blihen me bitcoin nga grupet kriminale, disa për t’u vendosur në servera në kamerat që kanë vëzhgimet e territoreve. Një database me të gjithë kamerat tani në treg është 300 mijë euro. Iranianët pretendojnë se erdhën nga kampi i MEK dhe ende nuk ka të dhëna se sulmet janë bërë me ato kompjutera. Duhet të ketë një grup tjetër këtej vërdallë që ne nuk e dimë, që i përdorin iranianët dhe bëjnë kot makinacione”, theksoi Karamuço.

sulme kibernetike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.