Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Karamuço tregon kush ndërhyri në TIMS: Njihte drejtorin, hyri natën në Polici dhe vodhi të dhëna

16:34 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas profesorit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë nga persona që nuk kanë fare lidhje me Policinë e Shtetit. Teksa foli për arrestimin e drejtorit të IT-së Ervin Muço, ai u shpreh se në TIMS kanë ndërhyrë persona që janë futur në institucionin e Policisë së Shtetit pa asnjë autorizim.

“Kur u përhap lajmi në gusht, na shkruajtën, na thanë fshijeni se nuk është e vërtetë. Në ato të dhëna janë edhe shtetas amerikanë. Nuk janë marrë pa dashje. Ka ardhur përgjigja nga laboratori. Doli që një person kalimtar që njeh një drejtor aty, kalon natën me drejtorin në zyrë dhe thotë a futemi brenda. Dhe futen. Madje jo një, po dy e tre, që s’kanë lidhje fare me policinë. Hyjnë në servera me usb me vete dhe futen në sistemin TIMS, por nuk dihet çfarë kanë bërë. Pra, nga rruga kanë hyrë në Policinë e Shtetit. Vijnë 2-3 punonjës të autorizuar dhe thonë çfarë po bëni këtu. Ata bënë kallëzim, por policët që e kanë denoncuar sot nuk janë në punë. I kanë intimiduar derisa i kanë nxjerrë mes katër rrugëve”.

Sipas profesorit të kriminalistikës, ky është një skandal që ka cenuar strukturat bazë të sigurisë kombëtare. Madje, thotë ai, policët që denoncuan rastin u hoqën nga puna. “Ka ndodhur brenda në zyrën e shtetit. Si bëhet kjo, t’i shkoj unë sot p.sh. në zyrë Rrumbullakut. Dhe ky grup u emërua në detyrë për të parandaluar mundësinë e hakërrimit në të ardhmen nga iranianët. Por, me veprimet e tyre, na ngjajnë si iranianë. Amerikanët e kishin thënë që herën e parë me iranianët, kush e la derën herën. Skandali tjetër është që AMP merr dokumentet por nuk e referon”.

karamuco TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.