Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Karamuço tregon protokollet brutale të karteleve meksikane

23:04 / February 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si veprojnë kartelet e drogës në Meksikë, duke theksuar protokollet ekstreme që ato përdorin për të shmangur nga autoritetet. Duke folur pas vrasjes së liderit të Jalisco New Generation Cartel (CJNG), Karamuço tha gjithashtu masat brutale të sigurisë që aplikohen ndaj çdo personi të dyshuar për lidhje me policinë federale.

Sipas tij, nëse janë persona të dyshimtë, ata i nënshtrohen disa procedurave të ashpra verifikimi.

“Çdo marins federal meksikan që shikohet në rrugë dhe vritet nga një anëtar i kartelit, ai merr 20 mijë dollar në dorë, sepse ata janë armiq të përbetuar. Është filozofia e tyre e organizatës kriminale. Këta harxhojnë shumë për tu ruajtur.

Ne kemi pasur një rast që e studiuam ku një prej ktyre personave të ruajtjes së afërt të një karteli meksikan dezertoi dhe iku në Angli dhe aty ai ka bërë një dëshmi të madhe dhe ato studiohen edhe sot, pra se çfarë ndodh me kartelin brenda.

Për shkak të teknologjisë së lartë që përdorin edhe organet ligjzbatuese, ka pasur raste që megjithëse këta i kontrollonin disa prej sinjalizuesve se ku këta lëviznin, i kishin futur brenda trupit. Kështu u zbulua një prej drejtuesve të karteleve dhe atëherë këta futën një procedurë të re, që do të thotë që secili prej personave që nuk është rrethi i ngushtë, vjen për herë të parë, do kalojë disa prova. Nëse dyshohet që mund të ketë lidhje me policinë federale, do zhvishej, do lagej dhe do vihej në korent me bateri makine që edhe ato qarqe që mund ti kishte në trup të shkarkonin menjëherë, një protokoll strikt”, tha eksperti.

Karamuço theksoi gjithashtu se kartelet funksionojnë me struktura të mirëorganizuara, kampe stërvitore për ushtarë dhe vrasës me pagesë, që Karamuço e cilëson krijim i një shtet brenda shtetit, që mund të sjellin një destabilizim të Meksikës vitet e ardhshme.

“Këta kanë krijuar kampe edhe për ushtarë edhe për vrasësit me pagesë. Kanë bërë një shtet brenda shtetit. Me aq para dhe force, në vitet në vijim po të kenë kaq të ardhura, do të destabilizojnë Meksikën”, tha Karamuço.

Droga karamuco kartelet meksikane protokollet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.