Kryeministri Edi Rama ka siguruar dhënien e pagës për ata që këto ditë po i kalojnë në shtëpi për shkak të koronavirusit. Lehtësi Rama dha edhe për bizneset. “Durim, durim, Italia i ka marrë masat shumë kohë pasi hyri në luftë, ne shumë shpejt dhe pavarësisht se e kuptoj shumë mirë se cfarë shqetësimi ka gjithkush që i bën këto pyetje, i lutem të kuptojë se jemi në luftë dhe nuk na lejohet që për të lehtësuar shqetësimin të flasim mbi bazë dëshirash. Nëse do të ishte për dëshirë do ua kishim zgjidhur të gjithëve.
Por do të flasim mbi bazë llogarish, pasi jeta do të vijojë, pasi të mbarojë lufta. Kështu që nuk mund ti lejojëm vetes që sot të bluajmë kockën e organizimit të vendit duke harruar se nesër vendi duhet të jetë në këmbë përsëri. Ne do të bëjmë maskimumin dhe gjithkush duhet të bëjë atë individualisht për të kuptuar se nuk koha për të spekuluar me shifra absurde as për të kërkuar gjëra përtej mundësive.
Do të bëjmë atë që na takon se ata që janë mbyllur në shtëpi të kenë të garantuar kompensimin e pagës sikur do ta merrnin sikur të ishin në punë. Bizneset të kenë të garantuar frymarrjen në raport me këstet e kredive. Vendi të ketë kapacitetet për të përballuar barrën e solidaritetit me ata që janë më të prekur.
Ata që rrinë në shtëpi dhe ankohen u them kujtohuni se ka njerëz që janë në çadër. Dhe nëse prisnin t’u ndërtonim shtëpinë e re, sot kanë dy palë halle, jo në cati, por në çadër. Psikologjia jonë të jetë e një populli që është në luftë dhe lufton përditë, do të thotë durim dhe dhënie kurajoje dhe heqje nga mendja e atyre gjërave përtej ushqimit të përditshëm dhe strehës” tha Rama.
