Izolimi në shtëpi është tashmë kryefjala e këtyre ditëve dhe kësaj nuk i shpëtojnë as personazhet publike. Por ka dhe prej tyre që kanë pasur mundësinë që këtë izolim ta kalojnë në natyrë dhe jo brenda katër mureve.
Këngëtarja Argjentina Ramosaj tregon përmes postimeve të saj se këto ditë po i kalon në malet e bukura të Rrugovës në Kosovë.

Moderatorja Arbana Osmani po i kalon këto ditë larg Tiranës, buzë detit ku thotë se ka dhe shtëpi, ndërsa bëri të ditur se më 16 maj rikthehet programi “Dua të të bëj të lumtur”.

Pranë bregdetit janë dhe Xhensila me Besin, me vogëlushen e tyre Ajka, sipas postimit që ka bërë aktori i humorit.

Moderatorja Fatma Methasani me Alfion dhe të voglin Noah po shijojnë këto ditë në Ranxë të Shkodrës mes natyrës së pastër e të qetë.

