Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Karantinë për emigrantët shqiptarë në Greqi e MV, kërcënon Meta: Akt diskriminues, mos krijoni pengesa artificiale

19:44 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta u ka nisur një kërkesë institucioneve për vendimin e Komitetit të Ekspertëve për karantinën 14-ditore të emigrantëve.

Përmes një deklaratë nga Presidenca, bëhet me dije se kreu i shtetit ka marrë një ankesë nga shoqata e emigrantëve në Greqi, të cilët e konsiderojnë vendim politik karantinën vetëm pesë ditë para zgjedhjeve.

Pas kësaj ankese, Meta i ka dërguar letër Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe  organeve drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Presidenti kërkon vlerësimin e vendimit, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, siç e quan ai. sipas kreut të shtetit nëse një masë e tillë do të lihet në fuqi bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë.

“Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.

Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.

Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme,” thuhet në letrën e Presidentit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.