Kim Kardashian West me veshjen nga Balenciaga, ishte pa dyshim më e diskutuara në Met Gala 2021.
“Edhe kur nuk tregon asgjë, njerëzit sërish do të flasin dhe do të kritikojnë” -u shpreh Kim në reagimin e saj të fundit pas kritikave të shumta.
Meme-t me të, qarkulluan kudo dhe një nga fotot më virale ishte momenti kur Kendall Jenner e pa motrën e saj në tapetin e kuq. Kendall ishte e hutuar, ndaj rrjeti ka “shpërthyer” në aludime me humor, se çfarë mund të kenë qenë duke diskutuar dy vajzat. Kim zbuloi bisedën, duke treguar se nuk mund të shihte asgjë, por motrën e kishte dalluar.
“Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë shkëlqimin e veshjes së saj”, shpjegoi Kardashian Ëest në Instagram Story-n e saj.
Ndërsa themeluesja i KKË Beauty ishte ‘e fshehur’ nën veshjen e saj, Jenner bëri të kundërtën. Supermodelja veshi një fustan të zbukuruar me kristale të Givenchy Haute Couture, mbi një fustanellë korse.