Të ndjekësh hapat e familjes Kardashian nuk është e lehtë. E mbani mend skandalin e tradhtisë së Tristan Thompson, bashkëshortit të Khloe, me miken më të mirë të Kylue, Jordyn Woods?
Nëse nuk ju kujtohet janë vetë Kardashian që na e sjellin në vëmendje. Tashmë do të dimë më shumë pasi në një spot të sezonit të reality show “Keeping up with the Kardashians” rrëfehet se si motrat Khloe dhe Kylie kanë menaxhuar ngjarjen që tronditi familjen e tyre në shkurt të këtij viti.
Kylie është shfajësuar me familjen e saj kur Khloe zbuloi se Thompson, me të cilin ka vogëlushen True, 13 muajshe, e ka tradhtuar me ish shoqen e ngushtë, Jordyn.
“Kam shkaktuar një katastrofë”, ka thënë Kylie për shoqen e saj para se e motra Khloe të thoshte: “Dije se të dua shumë”.
Nëna e familjes, Kris Jenner shfaqet duket qarë: “Kjo do të ndryshojë lidhjen e tyre përgjithmonë”, duke iu referuar miqësisë së Kylie me 21-vjeçaren Woods. “Për ju të dyja do të jetë si një divorc, dhe do jetë vështirë të ribashkoheni”, vazhdon ajo.
Pas skandalit Kylie mbajti distancë ndaj ish shoqes së ngushtë dhe mesa duket dy vajzat nuk flasin ende.