Deputeti socialist Erjon Braçe ka hedhur akuza të forta në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë e cila drejtohet nga Frida Krifca.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Bracce nënvizon se pavarësisht alarmit që ai ka ngritur për fermerët që po përballen me karkalecat, ministria ende nuk e ka dëgjuar thirrjen për ndihmë.
“Sot jemi në ditën kur pasi ti ke vënë alarmin, verifikohet që ministria as që të dëgjon për punë! Zero!
Një minister e tre zëvendësministra, drejtorë pa hesap që as e prishën terezinë për të marrë masa e ndihmuar bujqit, mbrojtur prodhimin! Sot jemi në ditën kur si deputet të duket vetja i pavlerë, i pamundur të ndihmosh njerëzit;
Sot jemi në ditën kur ti merresh me hallin e bujqve e këta të zyrave merren me ty! Dëmi do jetë edhe më i madh!
Vjet na kapi gafil, këtë vit ama jo, shkurti-kur bujqit dhanë alarmin, ishte mjaftueshëm herët për të bërë punën!
Tani gjithkush që bën sikur dëgjon, sikur bën punë të mbajë përgjegjësi”, nënvizon Braçe.