Karrota është një perime shumë e preferuar në listën e dietës sonë. Ajo është shumë ushqyese dhe këshillohet të konsumohet në dimër.
Në gjuhën kineze thuhet se “në pranverë hamë të njomat si fasule të njoma, qepë dhe hudhra të njoma etj, në verë provojmë gjethe (pra perimet me gjethe si spinaqi, lakra sallata jeshile etj), në vjeshtë shijojmë frutat dhe në dimër konsumojmë rrënjët si karrotat, patatet rrepat panxhari etj.”
Kjo është pjesë e teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, që thekson konsumin e ushqimeve të stinës, të cilat përshtaten me karakteristikat e çdo stine.
