Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Karvani i kamionistëve anti-vaksina i afrohet kryeqytetit (Foto)

21:17 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karvani1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ashtuquajturi “Karvani i Lirisë” i kamionistëve kanadezë anti-vaksina dhe mbështetësve të tyre po i afrohej sot kryeqytetit Orrawa.

Lëvizja e nisur disa ditë më parë vjen në kundërpërgjigje të kërkesës së qeverisë për vaksinimin e detyruar të shoferëve të kamionit për kalimin e kufirit me SHBA dhe Kanadasë.

Prej 15 janarit Kanadaja i kishte kërkuar punonjësve të shërbimeve thelbësore, të cilët më parë ishin të përjashtuar, të jenë të vaksinuar.

Edhe SHBA ka vendosur kërkesa të ngjashme në anën e saj të kufirit prej 22 janarit.

Raportimet thonë se grupi tashmë arrin në disa mijëra dhe po vijon rrugën drejt kryeqytetit Ottawa ku pritet të kërkojnë fundin e vaksinimit të detyruar dhe të kufizimeve të COVID-19. Liderët e grupit kanë bërë thirrje për protestë paqësore por në media përsëritet alarmi për akte dhune nga grupe që kanë kërcënuar më herët.

Policia në Ottawa tha se po punon me agjencitë e sigurisë për identifikimin e kërcënimeve të mundshme.

Disa qindra mjetet e para te protestes nisën të hynin sot në kryeqytet dhe nesër pritet të vendosen në sheshin qendror të Parliament Hill. Nuk dihet sesa do të qëndrojnë aty kamionistët për bllokimin e qytetit.

Zona jashtë ndërtesës së parlamentit të vendit ka nisur ndërkohë të mbushet me mbështetës të lëvizjes me flamurë kanadezë dhe të tjerë me makina që u bien borive.

Në intervistat e të përditshmes “Washington Post”, aktivisti Jay Koster tha se kishte ardhur nga Fergus, Ontario, për të marrë pjesë në protestë pasi ishte “i zhgënjyer” me kryeministrin Justin Trudeau dhe qeverinë “liberale”, sa i përket vaksinimit të detyruar.

“Edhe njerzit që zgjedhin të mos vaksinohen janë kanadezë. Ne jemi kanadezë dhe na pëlqen liria”, tha ai .

Qeveria kanadeze i dha fund përjashtimit të kamionistëve nga vaksinimi duke u kërkuar të vaksinohen nëse duan të shmangin karantinimin dy-javor dhe testimet kur hyjnë në vend.

ot 2
ot 3
ot 4

karvani Kryeqytet vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.