Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KAS i rrëzoi pretendimet, PD çon dosjen në Kolegjin Zgjedhor për tre qarqet e para

19:04 / June 10, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1688111881 kolegjizgjedhor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Betejën ligjore PD e humbi në dy shkallët e para, në KQZ dhe KAS, por tani po trokasin në derën e Kolegjit Zgjedhor. Apeli Administrativ njoftoi sot se ka marrë paditë (ankimimet) e depozituara nga ana e PD-ADSHM për tre nga qarqet që Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ua kishte rrëzuar në mbledhjet e kaluara.

Bëhet fjalë për qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës, ku pretendimet nuk u pranuan dhe u rrëzuan me shumicë votash nga KAS. PD i qëndron kërkesës për pavlefshmëri rezultati dhe përsëritje të zgjedhjeve në këto tre qarqe të certifikuara edhe nga KQZ në tabelat përmbledhëse të 11 majit.

PD nuk paraqiti prova konkrete dhe serioze sipas KAS-it, që të çonin në një rinumërim total, ndryshim rezultati apo në pavlefshmëri dhe ripërsëritje. Sipas procesit, Kolegji Zgjedhor që ndodhet në Gjykatën e Apelit Administrativ bën edhe hedhjen e shortit për caktimin e trupës gjykuese dhe më pas shqyrtimin dhe shprehjen me një vendim përfundimtar për ankimimet.

KAS PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.