Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

KAS rrëzon KQZ, pranohet lista e plotë e kandidatëve të koalicionit të PD

14:53 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ivi kaso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ivi Kaso, në një deklaratë për mediat nga KQZ-ja, foli mbi vendimin e sotëm të KAS, për të rrëzuar vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të PD.

Kaso tha se qytetarët e dinë se këto zgjedhje s’janë për Ramën dhe Bashën, por për të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve të tyre.

“Vendimi i sotëm i Komisionit të Apelimit konfirmoi qëndrimin e drejtë të Partisë Demokratike p?r listën e përfaqësimit në zgjedhjet politike të 25 Prillit.

Si gjithmonë, ne jemi në anën e ligjit dhe vendosim të parin interesin publik, përfaqësimin sa më të plotë dhe dinjitoz të të gjitha shtresave të shoqërisë. Vendimi i mëparshëm i KQZ-së për të mos regjistruar listat e plota të koalicionit ishte një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, diktuar nga interesat politike të shumicës. Pas ndryshimit të rregullave të lojës në mënyrë të njëanshme, shumica synoi të vendoste rregulla të tjera, të cilat parandaluan përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë.

Tani, koalicioni ynë po konkurron në potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programatik.  Por përfaqësimi i koalicionit PD në zgjedhjet e 25 Prillit me listat e plota është vetëm beteja e parë e fituar. Beteja më e madhe është ajo e ditës së zgjedhjeve, 25 Prill. Qytetarët e dinë që këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo Bashën. Këto zgjedhje janë për të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këto zgjedhje vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Bashkimit Evropian.

Njerëzit e dinë që kjo nuk mund të bëhet nga Edi Rama, i cili dështoi për 8 vjet dhe na la mbrapa të gjitha vendeve të tjera.  Njerëzit do të votojnë për Lulzim Bashën, misioni i të cilit është të ndërtojë në Shqipëri një qeveri evropiane, të përgjegjshme dhe me një fytyrë njerëzore. Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, të cilët kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin!  Ne do ta bëjmë të mundur këtë në 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve”, tha Kaso.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.