Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KAS vendosi regjistrimin në zgjedhjet lokale të kandidatit të PS, Qerim Ismailaj. PD ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

22:28 / April 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qerim ismailaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, që rrëzoi kërkesën e PD-së për të moslejuar kandidimin në zgjedhje të kandidatit të PS-së për Mallakastrën, Qerim Ismailaj.

Shorti për përcaktimin e trupës gjykuese do të hidhet ditën e nesërme, datë 22.04.2023 në orën 09:00 në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 22.04.2023 ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.16 Regj.Themeltar, Datë 21.04.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 60, datë 19.04.2023 të KAS “Për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 49, datë 17.04.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Shfuqizimi i vendimit nr. 366, datë 15.04.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar të Bashkisë Mallakastër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Ndalimin e kandidimit të Kandidatit për kryetar Bashkie të Mallakastrës, shtetasit Qerim Ismail Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.366, datë 15.04.2023, ka vendosur:

“1. Mospranimin e kërkesës së subjektit zgjedhor Partia Demokratike për moslejimin e z. Qerim Ismailaj për të kandiduar si kandidat për kryetar në Bashkinë Mallakastër për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

  1. Kryerjen e verifikimit të thelluar të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për Bashkinë Mallakastër dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, me Vendimin nr.60, datë 19.04.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr.49, datë 17.04.2023, të paraqitur nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr.366, datë 15.04.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar të Bashkisë Mallakastër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor te Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Tiranë, më 21.04.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

ankimim KAS Qerim Ismailaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.