Antonio Kasano, ish-sulmuesi i përfaqësueses italiane, nuk ka ngurruar të kritikojë futbollin italian, pasi sipas tij, niveli lë shumë për të dëshiruar. Në një lidhje direkte në rrjetet sociale me Vierin, Ventolan dhe Adanin, ai ka treguar se kishte zgjedhur që të mos shihte të plotë ndehsjen mes Interit dhe Napolit.
“Sipas meje Mesi dhe Siti po presin njëri-tjetrin. Është e trishtë, edhe pse luajti shumë mirë, ndërsa Sitit i mungon diçka. Barcelona ka bërë ndeshjen më të bukur të vitit, unë pashë një çerek ore lojë të Inter-Napoli, pastaj ndërrova kanal.
Seria A është një mërzi dhe një trishtim i pabesueshëm, sipas meje është kampionati i pestë i Europës, nuk luhet futboll. Interi? Diçka e turpshme, me 10 lojtarë Napoli mund të fitonte 4-1. E vetmja skuadër që më emocionon, përveç Atalantës, është Roma. Mes ekipeve të vogla luan mirë Sasuolo, edhe pse nuk ka kampionë në përbërje”, tha Kasano.
