Interi ka mundur Atalantën sot dhe ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt titullit kampion. Por për ish-sulmuesin e kësaj skuadre, Antonio Kasano, skuadra zikaltër ka marrë më shumë se sa meriton, aq më shumë kur flitet për lojën që prodhon.
“Atalanta e meritonte të fitonte, Interi nuk ka bërë një gjuajtje në portë. Nuk mundet që Interi të luajë gjithmonë pas linjës së topit pa patur kontrollin e lojës. Është e lehtë të bësh ndeshjen me Parmën, me Bolonjën, por kur rritet niveli ka vështirësi.
Interi ka luajtur në gjysmëfushën e saj, gjithmonë në mbrojtje pavarësisht diferencës të jashtëzakonshme në emra. Është me meritë e para në klasifikim për atë që ka bërë në dy muajt e fundit dhe do të fitojë titullin kampion, por nuk mund ta pranoj që të luajë më 10 lojtarë pas vijës së topit. Po të isha në vend të Lautaros pas 10 minutash do të kisha kërkuar ndërrim”, tha Kasano.
