Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Kasapi i Teheranit”! A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit? Ekspertët thonë se…

16:26 / May 20, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1x 1 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë. Ajo nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në politikat e brendshme dhe të jashtme të Teheranit, thonë ekspertët.

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet kryesore shtetërore, dhe Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike janë qendrat kryesore të pushtetit në Iran, ku autoriteti i presidentit është i kufizuar. “Vdekja e Raisit, në vetvete, nuk do të shkaktojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikat e Iranit”, thotë Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • IMG 2657
    U vra gjatë rrëzimit të helikopterit, kush është Ebrahim Raisi, presidenti iranian i afërt me Ayatollah Ali Khamenei-n
  • ebrahim raisi
    Vdekja e presidentit, çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit?
  • IMG 2661
    Vizita e fundit e Raisit, kë takoi Presidenti i Iranit në kufi

“Presidenti është i dyti në komandë në hierarkinë e pushtetit të Republikës Islamike dhe udhëzimet strategjike i jep udhëheqësi suprem”, shpjegon ai. Si president, Raisi mbikëqyri një shtypje brutale të protestave kundër establishmentit në vitin 2022, si dhe shtrëngimin e të ashtuquajturave ‘ligje të moralit’. Pasojë reale e vdekjes së presidentit ultra-konservator, sipas ekspertëve, mund të jetë lufta për pushtet midis forcave të vijës së ashpër të vendit.

Vdekja e tij mund t’i komplikojë edhe planet pasardhëse të Khameneit, pasi thuhej se ai do të bëhej udhëheqësi i ardhshëm suprem. Raisi, ish-shef i gjyqësorit, ishte mbështetës i madh i Khameneit, ndërsa ky i fundit besohej se po e përgatiste atë si pasardhës të vetin.

Sanam Vakil, drejtore e Programit të Lindjes së Mesme në Institutin Chatham House në Londër, thotë se Raisi “ishte i përshtatshëm” për këtë detyrë. Sipas saj, ai, madje, e modeloi jetën e tij sipas udhëheqësit suprem 85-vjeçar. “[Raisi] ishte një funksionar besnik, i gatshëm për ta marrë pozitën e liderit suprem. Nuk duket se ka kandidatë të tjerë aq të përshtatshëm”, thotë ajo.

Sidoqoftë, vdekja e Raisit la një vend bosh për t’u mbushur. Me ligjin iranian, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 50 ditësh – kohë gjatë së cilës institucioni klerik do të përpiqet të gjejë një zëvendësues të përshtatshëm. Tash për tash, kandidatë janë kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, dhe shefi i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni Ejei.

Azizi thotë se presidenti i ardhshëm mund të ketë “ndikim të rëndësishëm në trajektoren e përgjithshme” të pasardhësit të Khameneit. “Si rezultat, kjo do të çojë në rritjen e konkurrencës ndërkonservatore për t’u bërë president”, përfundon ai. /REL/

Ebrahim Raisi iran
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

11:00 / May 21, 2025

Sapo ishte rikonstruktuar, shembet çatia e kullës së famshme Fengyang në Kinë

10:20 / May 21, 2025

Hungaria tërhiqet nga gjykata e Hagës

22:09 / May 20, 2025

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:34 / May 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.