Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kaso: Emigrantët tentojnë të regjistrohen, por s’i pranon e-Albania

22:17 / February 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ivi kaso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ivi Kaso, Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike iu kundërpërgjigj në “Opinion” Arbjan Maznikut se është opozita ajo që po pengon votimin e emigrantëve. Kaso tha se me reformën e fundit konsensuale në vitin 2016 janë në kod dispozitat që lejojnë votimin, por pengesda ka ardhur pr shkak të mungesës së incentivimit nga ana e qeverisë.

Ivi Kaso: Çfarë e ka penguar? Ka dy parakushte. Parakushti i parë është që kemi që në vitin 2016  një ligj për regjistrimin e shtetasve që janë me banim të përhershëm jashtë vendit që do të thotë shtetasi që presupozohet që do të shprehë dëshirën nesër për të votuar, regjistrohet që është me banim të përhershëm në vendin X dhe në këtë mënyrë regjistrohet në regjistrin e posaçëm dhe i hiqet emri nga lista e gjendjes civile për të votuar në qarkun përkatës. Gjithë aspektet e tjera teknike janë zgjidhur.

Detyrimi i qeverisë nga 2016 është ta popullojë këtë regjistër, t’i incentivojë shtetasit shqiptarë që janë me banim të përhershëm jashtë vendit të regjistrohen, me mekanizmat që çdo mazhorancë, çdo qeveri ka. Qeveria këtë gjë s’e ka bërë dhe del tani, jemi 8 vjet pas adoptimit të ligjit dhe në vend që të mbajë një minimum përgjegjësie që ka vetëm 18 mijë rekorde nga sa u tha se asnjeri s’ka parë asnjë gjë, 18 mijë rekorde nga më shumë se 1 milionë e gjysmë shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit del pa pikën e turpit dhe ka 8 vjet ka mbushur dynjanë dhe thotë “e pengon opozita” në një kohë kur ka dy nene specifike në Kodin Zgjedhor.

Kaso shton se emigrantët duhet të regjistrohen në e-Albania dhe kanë tentuar, por sistemi i ka refuzuar.

Ivi Kaso: Emigrantët duhet të regjistrohen, por nuk i regjistron qeveria. Unë kam dëgjuar dëgjesën që u bë në Komisionin e Posaçëm që ishte online nëpërmjet ‘Zoom’.

Blendi Fevziu: Ku duhet të regjistrohen?

Ivi Kaso: Duhet të regjistrohen në e-Albania dhe ka dëshmi, të më korrigjojë zoti Haçkaj nëse gaboj, të kolegëve të zotit Haçkaj që thonë emigrantë ose shtetas me banim të përhershëm jashtë vendit, kanë shprehur dëshirën, kanë muaj që tentojnë të regjistrohen në këtë regjistër të bekuar dhe nuk regjistrohen dot se s’ia pranon e-Albania. Tani, opozita e paska fajin edhe për këtë?

Emigrantet Ivi Kaso votimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.