Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kaso për 11 Majin: Para, miell, legalizim, presion dhe shantazh

19:31 / May 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1748625657x30 maj a2 business ora 1600 cln 0001 frame 51999 272
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ivi Kaso i cili nga shtatori do të ulet në Parlament si deputet i PD-së, ka denoncuar krimet zgjedhore të 11 majit. Duke folur mbi presionin dhe shantazhin ndaj zgjedhësve, Kaso përmendi disa raste ku drejtorë administrate, drejtoria e tatimeve dhe hipoteka u vunë në funksion të Partisë Socialiste në Korçë dhe konkretisht kandidates Besa Spaho. Të gjitha këto fakte tha ai janë në SPAK.

”I kemi denoncuar edhe në fushatë, kemi denoncuar sa i përket makinerisë shtetërore që u vu në funksion të PS, me emra drejtorësh që kemi paditur në SPAK së bashku me deputeten e zgjedhur Besa Spahos në Korçë iu vu në dispozicion e gjithë makineria shtetërore në Korçë duke filluar me drejtoreshën e tatimeve që thërriste në zyrë bizneset që kishte subjekt kontrolli dhe hapur kërkonte votën për PS dhe Besa Spahon. të njëjtën gjë kanë bërë edhe punonjësit e hipotekës, kadastra e Korçës u vu në dispozicion të së njëjtës kandidate”, theksoi Kaso në A2cnn.

Një rast flagrant ka qenë kur zyrtarë të Hipotekës kanë shkuar te shtëpia e kandidates së PD-së dhe i kanë ofruar legalizim në këmbim të votës për PS. ”Kanë shkuar në Maliq në Libonik te shtëpia e kandidates për depuetet të amsh dhe i kanë premtuar legalizim në mbështetje të kandidates së PS. Kaq flagrante është. I kemi çuar në SPAK. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”. Për më tepër theksoi se ka denoncuar edhe shpërndarjen e thasëve me miell dhe të parave ndaj familjeve vulnerabile. Ai tha se për të gjitha këto kemi fakte dhe prova me zë e figurë.

”Kemi denoncuar shpërndarjen e thasëve me miell, kemi denoncuar rastin tjetër që u kap me zë e figurë që u fut në shtëpinë enjë familjeve në vështirësi ekonomike dhe u kishte premtuar para në këmbim të votës. E kemi me zë e figurë e kemi çuar në SPAK dhe të njëjta persona thanë se ne po bënim shaka.

Ia kemi çuar edhe KQZ e KAS. E gjithë kjo ka ndodhur në Shqipëri, mendo në diasporë zyrat e konsullatës në Selanik janë bërë zyra të PS. Operatori i DHL e pohonte hapur në Facebook. I kemi me zë e figurë që na dhanë 100 mijë lekë nëse votojmë. I faktojmë me prova e fotografi nga terreni. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”.

11 maj akuza PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.