Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kastriot Islami / Situata ende në rrezik, por “premtuese” në Shqipëri…

16:48 / March 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
89983467 10217854434605921 7946419964162867200 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kastriot Islami

Nëse bëjmë dy hipoteza:

1) Të dhënat për rastet e reja me koronavirus janë të sakta

2) Testimi është kryer për të gjithë rastet e kërkuara

Atëherë të dhënat e deklaruara janë domethënëse dhe nga analiza e tyre mund të nxirren përfundime të pranueshme.Më konkretisht, nëse i referohemi të dhënave zyrtare të publikuara edhe nga OBSH për Shqipërinë për rastet e reja të testuara “pozitive” me COVID-19 në periudhën 10-21 mars 2020 del përfundimi se situata në Shqipëri nuk është ende në kontroll por tendenca është se ajo po shkon drejt “vendosjen nën kontroll” të përhapjes së pandemisë. Rritja ditore nuk është exponenciale (që e bën të rrezikshme situatë) madje me një rritje ditore të rasteve të reja që nuk e kalon shifrën 10 përqind. Por ende larg për tu konsideruar se rreziku është larguar.Për të kuptuar më mirë sesa larg stabilitetit të plotë është ende Shqipëria mjafton ti referohemi rasteve të Kinës e Koresë së Jugut. Në Kinë ku mendohet/vlerësohet se situata e pandemisë ka kaluar ndërkohë që pasojat e saj vazhdojnë, ky raport është 0,05 përqind; Kina konsiderohet rasti më i mirë. Kurse në Korenë e Jugut që është po ashtu në përmirësim të dukshëm por ende pasojat janë prezente, ky raport është rreth 1,5 përqind. Kurse në Itali ky raport është rreth 12-13%.Pra Shqipëria me shifrat rreth 7-8 përqind është larg “skenarit” italian por ende edhe larg “stabilitetit kinez”, madje larg edhe rastit të “qetësuar” Korean.Me optimizëm mund të thuhet se rreziku në Shqipëri ende s’ka kaluar por ai po reduktohet pra tendeca është pozitive; prandaj jo vetëm s’ka vënd për eufori e neglizhencë madje kjo provon se masat e rrepta të distancimit social kanë filluar të japin rezultat por ato duhen vazhduar ende e madje me më shumë rreptësi.

90235480 10217854436405966 5617064216616763392 o

Kastriot Islami
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.