Kanë përfunduar tri çifte miqësore ku bien në sy humbjet e skuadrave elitare të Kastriotit dhe të Apolonisë që janë ndeshur sot me ekipe me pretendime dhe të njohura në Kategorinë e Parë.
Kështu, në Burrel vendasit kanë fituar 1-0 në saj të golit të Kurbneshit me krutanët, ndërsa, fierakët janë mundur në Berat dhe aty janë mundur nga një ish-lojtari i tyre si, sulmuesi i mirënjohur, lushnjari Mikel Canka.
Ndërkohë që ka triumfuar edhe Korabi në duelin me skuadrën e Vorës, dy ekipe që bëjnë pjesë në Kategorinë e Parë, në Grupin A, ndërsa Skuka si zakonisht ka shënuar golin e fitores për skuadrën dibrane…
Rezultatet e miqësoreve
Burreli – Kastrioti 1-0
Goli: Kurbneshi (11-m)
Tomori -Apolonia 1-0
Goli: Canka
Vora – Korabi 0-1
Goli: Skuka
