Kastro Zizo, i cili është tërhequr prej tre vitesh nga skena, ka dhënë një intervistë, ku ka folur edhe për arsyet që e çuan atë të refuzonte edhe koncertet.
I ftuar në Tv Klan, këngëtari nuk i ka kursyer ironitë ndaj kolegëve të tij, duke u shprehur se “artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.” Sipas tij, kolegët e tjerë janë rritur me gjizë e hudhra dhe e shesin veten si diva.
Pjesë nga biseda:
Megi Latifi: Si është e vërteta e koncerteve?
Kastro Zizo: E vërteta e koncerteve është se kam refuzuar koncertet dhe e vërteta e koncerteve është se nuk janë koncerte. Besomëni që edhe artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.
Aldo: Një sekondë tani. Edhe Christina Aguilera ka qenë në dasmë në Rusi.
Kastro Zizo: Po ka qenë se i ka dhënë petullat ai, i ka dhënë lekët ai njeriu dhe ka kënduar. Është një gjë që Christina e ka pranuar, di dhe është një industri tjetër dhe është një gjë tjetër që X artistë këtu të rritur me gjizë e hudhra ta shesin personalitetin e vet si diva apo divër internacionalë.
Aldo: Problemi është te gjiza dhe hudhra, se gjizë dhe hudhra ka ngrënë edhe Michael Jackson?
Kastro Zizo: Pak kohë ka ngrënë ai gjizë e hudhra.