Java e 15-të në Kategorinë e Parë përkoi me ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik me skuadrat që i dhanë sprintin final përpara festave.
Bylisi e mbylli këtë vit në vendin e parë.
Ata mundën 2-0 Besën në shtëpi dhe e mbyllin vitin në vendin e parë me 38 pikë.
Nuk i ndahet Erzeni që fitoi 0-4 në transfertë përballë Besëlidhjes.
Burreli merr fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mundi Maliqin me rezultatin 2-0.
Me të njëjtin rezultat u mbyll dhe sfida mes Korabit dhe Tërbunit me vendasit triumfues.
Në ndeshjen e fundit Turbina mundi Butrintin me rezultatin minimal 1-0.
Rezultatet e ndeshjeve:
TURBINA 0-0 BUTRINTI
BESËLIDHJA 0-4 ERZENI
Raboshta (p) 23′, 87′, Xhabrahimi 44′, Ymeri 50′
BYLIS 2-0 BESA
Emini 64′, Alinani 85′
KORABI 2-0 TËRBUNI
Geci 80′, Mziu 82′
BURRELI 2-0 MALIQI
Kryemadhi 66′, 87′