Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Katër atentate mafioze, por asnjë autor i arrestuar

16:23 / October 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eliminime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër viktima janë shënuar nga atentatet mafioze në më pak se dy muaj në qytete të ndryshme të vendit. Në të gjitha rastet, autorët kanë mundur të shpëtojnë prangosjes së policisë, ndërsa ekzekutimit ka qenë tepër i egër nga grupet kriminale.

Atentatet të tipit mafioz kanë shkaktuar shumë viktima kohet e fundit, duke shqetësuar së tepërmi organet ligjzbatuese në vend.

Nga fundi i gushtit e deri në fillim të tetorit janë ekzekutuar 4 persona për llogari të të tretëve, ndërsa rritje ka shënuar edhe krimi në familje.

Emëruesi i përbashkët është se, autorët kanë mundur të largohen dhe t’i shpëtojnë prangosjes së uniformave blu.

27 gushti do të rikthente edhe njëherë në vëmendje atentatet e tip mafioz në Tiranë. Viktimë mbeti një ish-punonjës policie.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në rrugën “Xhafize Keko”. 26-vjeçari u ndoq hap pas hapi deri sa u qëllua për vdekje në momentin kur po parkonte automjetin e tij.

Plagët e së shkuarës në qytetin e Lushnjes duken se s’po mbyllen kurrë. Pinjollët e familjeve kriminale, dyshohen se po lajnë hesapet e etërve të tyre. Mëngjesi i një tetorit do të ishte i fundit për Besnik Hidën. Ai u vra nga afër në momentin kur po pinte kafe. Autorët ishin informuar mirë dhe e ekzekutuan në katin e dytë të biznesit të tij, duke u larguar qetësisht nga vengjarja.

Më herët Hidës iu ekzekutua nipi dhe shoku shumë pranë komisariatit të qytetit të Lushnjës.

Hakmarrja nuk do te kursente as jetën e 35-vjecarit Eri Zefi në Fan të Mirëditës. Nga hetimet rezultoi se i riu ishte rrëmbyer dhe vrarë në një tjetër vend, ndërsa trupi i pajetë ishte hedhur anash rruges së fshatit Zall-Xhuxh. Për t’i shpëtuar ekzektuimit, i riu kishte ndryshuar edhe emrin e tij por, rezultoi e kotë. Sipas uniformave blu ngjarja dyshohet se ka lidhje me një vrasje që vëllai i viktimës ka kryer në Durrës gjashtë muaj më parë.

Më me shumë fat nga atentet kriminale mund të quhet Marklen Haka. Ai u plagos në dorë mbrëmjen e 21 shtatorit dhe i shpëtoi 100 plumbave. Por fatin e Markelanit nuk e kishte halla e tij, Shpresa Basha. Ajo humbi jetën dhe, dyshohet se zbuloi autorët që i kishin zënë pusi nipit të saj.

Në të gjitha ngjarjet e mësipërme policia ka bërë shumë shoqërime dhe ndalime, por nuk ka mundur të arrestojë porositësit e këtyrë vrasjeve.

Numërohen me gishtat e njërës dorë, që policia ka qenë e suksesshëm në arrestimet e vrasësve me pagesë. Më klasikët janë Julian Sinanaj, Kristi Pine, si edhe Mikel Shallari. Të gjithë katë kanë mundur të marrin statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, duke u dënuar me shumë pak vite burg. /abcnews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

12:54 / August 4, 2026

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje

12:25 / August 4, 2026

Shpërndahen 6 milionë euro për fëmijët nën 18 vjeç-Rreth 40 mijë tatimpagues marrin paratë e DIVA, tatimet vijojnë rimbursimin

12:06 / August 4, 2026

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.