Familja Mbreëtore e ka nisur kështu vitin e ri, duke postuar në rrjetet sociale një foto që përfaqëson katër breza të dinastisë.
“Kensington Royal” ka publikuar foto ku shfaqet Mbretëresha Elisabetë, princi Charles, Princi Uilliam dhe djali i këtij të fundit, George.
“Gëzuar vitin e Ri! Një foto e re e Mbretëreshës, Princit të Uellsit, Dukës së Kembrixhit dhe Princit George është publikuar për të shënuar nisjen e një dekade të re. I urojmë të gjithë ndjekësve tanë një 2020 të lumtur e të shëndetshme”, thuhet në shënim.
