Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Katër ditë luftë në Lindjen e Mesme

12:19 / March 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8798
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konflikti në Lindjen e mesme ka përshkallëzur me bombardime intensive ndaj Iranit dhe Libanit dhe sulme hakmarrëse ndaj izraelit dhe vendve të rajonit aleatë të SHBA.

Komanda Qendrore Amerikane, Centcom tha se gjatë operacioneve të vazhdueshme, forcat amerikane kanë shkatërruar objektet e komandës dhe kontrollit të Gardës Revolucionare Islamike, kapacitetet e mbrojtjes ajrore iraniane, vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe aeroportet ushtarake.

Ushtria izraelite bëri të ditur se sulmoi dhe çmontoi selinë e radios dhe televizionit shtetëror në Teheran, të cilën e cilësoi si qendër të komunikimit të regjimit terrorist. Sipas mediave vendase, numri i viktimave në total ka arritur në të paktën 787.

Teherani është përgjigjur duke goditur bazat dhe Ambasadat Amerikane në rajon.

Media shtetërore saudite njoftoi se selia diplomatike amerikane në Riad u godit nga dy dronë që shkaktuan një zjarr të kufizuar dhe disa dëme materiale.

Raporte të tjera treguan një sulm me dron në një bazë ushtarake amerikane në Irakun verior. Garda Revolucionare pretendoi gjithashtu se kishte shënjestruar edhe një bazë amerikane në Bahrein.

Edhe Qiproja u vu sërish në shënjestër pas mesnate. Një dron iranian, Shaheed goditi pistën e bazës britanike pa shkaktuar viktima apo dëme të mëdha por frikë dhe panik për banorët e ishullit.

Zyrtarët theksuan se shënjestër ishte baza britanike dhe jo Qiproja dhe se droni ishte nisur më shumë mundësi nga grupi militant Hezbollah, aleat i Teheranit.

Një tjetër përshkallëzim po vijon mes izraelit dhe fqinjit verior Libanit pas sulmeve të Hezbollah. Ushtria izraelite ka bërë të ditur vendosjen e trupës tokësore pranë kufirit me libanin ndërsa zyrtarë libanezë kanë raportuar se ushtria ka kaluar përtej.

Izraeli nuk e ka përjashtuar një pushtim tokësor të Libanit.

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar urdhra të tjerë për qytetarët amerikanë, që të largohen nga të gjitha vendet e rajonit përfshirë dhe Izraelin, sa më shpejt të jetë e mundur.

Qeveritë nga e gjithë bota po punojnë për nxjerrjen e qytetarëve nga rajoni, përmes një numri shumë të kufizuar fluturimesh për shkak të mbylljes së hapsirës ajrore.

Kanali i Hormuzit gjithashtu vijon të mbetet i paralizuar nën kërcënimin iranian për goditjen e çdo anijeje që tenton të kalojë.

Ditë Katër Lindjen e Mesme luftë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.