Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me ish-krerët e shtetit shqiptar drejt Hagës për të vizituar drejtuesit e UÇK-së në kohën e luftës.
Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.
Pacolli kishte planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës. Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk kanë pranuar për të shkuar në Hagë pa dhënë shumë arsye.
