Kazakistani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo është arsyeja që qeveria nuk e ka lejuar ekipin të udhëtojë në Kosovë.
I kontaktuar nga Gazeta Express, sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu tha se me Federatën e Futbollit të Kazakistanit kanë raporte shumë të mira.
“Besoj që po”, theksoi Salihu kur u pyet nëse anulimi i ndeshjes ka ndodhur për shkak që Kazakistani nuk e njeh Kosovën.
“Si Federata kemi raporte shumë të mira” – tha për Express Eroll Salihu.
Në vend të Kazakistanit, në atë datë Kosova do të luajë ndeshje miqësore me Maltën në Austri.